Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin në Europën Qëndrore dhe Britanin e Madhe alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave. Gjithashtu Jugu i kontinentit do të jetë me diell gjatë paradites ndërsa pasditja do të sjelli kalime të pakta vranësirash në Veri të Ballkanit duke krijuar mundësi për rrebeshe të përkohëshme shiu. Ndërsa vendet Nordike përgjatë gjithë ditës do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu dhe Lindja e kontinentit mbetet me rrebeshe afatshkurtar shiu kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës.