“Kujtesa e Mesdheut – Nga Antikiteti në Kohët Moderne” është ekspozita e cila do të çelet në Bibliotekën Kombëtare, me mbi 700 vepra origjinale, libra, dorëshkrime, harta dhe gravura nga shek. XIV-XIX, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur mesdhetare.
Ekspozita organizohet në kuadër të aktiviteteve për shpalljen e Tiranës, Kryeqytet Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025.Ajo do të çelet në 18 qershor në bibliotekën Kombëtare dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 18 korrik.