Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me probleme në muajin prill 2025, shënoi nivelin 4,3% %, nga 4,2% që ishte një muaj më parë, (mars 2025).
Sipas BSH-së, ky tregues shënoi zbritje me 0,79 % me bazë vjetore, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Ndikim pozitiv në pagimin në kohë të kësteve të kredive ka dhënë ulja e normave të interesit për të gjitha kreditë si në valutë, ashtu edhe në monedhën kombëtare.
Referuar statistikave, kreditë me probleme vlerësohen në vlerën 35 miliardë lekë nga 37,2 miliardë lekë që ishin në prill 2024.
BSH-ja, thekson se, performanca e sektorit bankar paraqitet mjaft e mirë, me fitime që kanë arritur vlerat më të larta historike. Kjo po ndikon në rritjen e ofertës për kredi që ka impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë së vendit.
Ndërsa për kreditë me probleme, regjistrohet niveli më i ulët në 10 vitet e fundit, 4% nga 25% që arriti maksimalisht në muajin shtator 2014.