Qendra e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë, në Vlorë, përmes kamerave mbikëqyr dhe koordinon 24/7 lëvizet e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes kësaj vepre.Brenda ambienteve të qendrës, ofrohen të gjitha shërbimet e emergjencës në tunel, ku janë të përfshirë edhe stafi i emergjencës dhe i zjarrfikëseve, në total me 50 punonjës ku secili turn ka 12-13 punonjës. Ndërsa qëndron e stacionuar në garazhdin e kësaj qendre një makinë zjarrfikëse, për çdo rast nevoje që paraqite.