Shqipëria kryeson sërish në rritjen e flukseve turistike në Evropë.
Gjatë muajit prill të këtij viti hynë në vend 1.487.149 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, tregues që reflekton një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në vend.
Hyrjet e shtetasve të huaj në vend kanë arritur në 819.151, me një rritje prej 3,2%, ndërsa 95% e turistëve vijnë nga Evropa, ku dominon Evropa Jugore me 74%. Shumica e vizitorëve, rreth 97%, hyjnë për arsye personale, si pushime dhe vizita tek të afërmit, duke treguar se turizmi i brendshëm po merr hov të shtuar.
Rritja e turizmit është rezultat i investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të lidhjeve ajrore, promovimit ndërkombëtar dhe diversifikimit të ofertës turistike. Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë falë bregdetit të pacenuar, kulturës unike dhe atraksioneve natyrore.