Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur se ka miratuar një vendim të ri që do të ndikojë pozitivisht në llogaritjen e pensioneve për ata që dalin në pension përfshirë periudhën nga 1 janari 2025.

Për çdo person që ka dal në pension nga 1 janari i këtij viti e në vijim, paga mesatare mbi të cilën i llogaritet pensioni do të përditësohet me një koeficient të ri indeksimi, që merr parasysh rritjen e çmimeve dhe ndryshimet ekonomike.

Kjo do të bëjë që pensioni fillestar që do të marrin këta persona të jetë më i lartë dhe më i drejtë, në përputhje me kontributet që kanë paguar gjatë jetës së tyre të punës.

Sipas Institutit, rreth 40 mijë persona që dolën në pension nga janari 2025 e në vijim përfitojnë nga kjo rritje.

“Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2025, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura”, bën të ditur ISSH.

Instituti siguron se do të vazhdojë të punojë për t’u ofruar qytetarëve shërbime të mira dhe të drejta në kohë.