Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 25 MW, në fshatin Povelçë, njësia administrative Dërmenas, Fier, nga shoqëria “POWER ENERGY” sh.p.k.
Ndërtimi dhe pajisja me leje do të realizohen brenda 36 muajve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është 49 vjet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje periodike për zbatimin e projektit.
Shoqëria “POWER ENERGY” është e detyruar të raportojë çdo 3 muaj mbi progresin, të respektojë lejet mjedisore dhe të sigurojë një kontratë sigurimi me vlerë jo më pak se 5% të investimit.
Gjithashtu, do t’i dorëzojë ministrisë 2% të prodhimit vjetor të energjisë në formë royalty, në energji ose vlerë monetare.