Parku Arkeologjik Shkodër, mbi 59 mijë vizitorë të huaj në 5 muaj

0
1

Parku Arkeologjik Shkodër edhe këtë vit vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara për turistët nga vende të ndryshme të botës.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja, ajo që vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj, është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse.

Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.