Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEIkona e qëndisur e Shën Gjergjit

Ikona e qëndisur e Shën Gjergjit

Muzeu Kombëtari Artit Mesjetar, në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës”, solli në vëmendjen e publikut vepra me temë “Origjina dhe artizanati”, pjesë e fondit të tij, duke u përqendruar tek qëndistaria. Muzeu publikoi Ikonën e Shën Gjergjit. Ajo vjen në stilin oriental, e qëndisur me fije ari dhe mëndafsh, si edhe e zbukuruar me elemente të tjerë, për t’i dhënë shkëlqimin e duhur. Figura e shenjtit zë pjesën më të madhe të kompozimit. Ai paraqitet i hipur në kalë të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin. Qëndistaria, është një nga elementet kryesorë, tradicionalë, i kaluar brez pas brezi, kryesisht nga vajzat dhe përdorej jo vetëm për të zbukuruar veshjet, por përdorej edhe për të dekoruar ambientet e banimit. Më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, është shprehur për ciklin e aktiviteteve “Origjina dhe artizanati”, duke thënë se “çdo element i trashëgimisë kulturore është një vepër arti më vete, e kuruar deri në detaj nga artizanët tanë”. Në fokus te programit “Edukimi përmes Kulturës” do të jetë njohja me trashëgiminë kulturore, dhe përcjellja ndër breza e punëve të dorës si dhe njohja me krijmtarinë artistike, artizanale në qarkun e Korçës. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat ekspozohen si një shembull i mirë i pasurisë sonë kombëtare.http://ata.gov.al/2022/07/26/ikona-e-qendisur-e-shen-gjergjit-shembull-i-trashegimise-artizanale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments