Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALE“Muaji i Kinematografisë”, kolona zanore e mrekullueshme e “Dimrit të fundit”

“Muaji i Kinematografisë”, kolona zanore e mrekullueshme e “Dimrit të fundit”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendjen e publikut imazhe nga “Dimri i fundit” në kuadër të nderimit për kinematografinë shqiptare në 70- vjetorin e saj. Nga filmi “Dimri i fundit”, prodhim i vitit 1976, i dy regjisorëve Kristaq Mitro e Ibrahim Muçaj, ministrja Margariti veçoi muzikën, duke e vlerësuar si një “kolonë zanore të mrekullueshme”. Muzika e filmit u kompozua nga Aleksandër Lalo dhe është ngulitur fort në kujtesën e publikut. Ngjarjet e filmit zhvillohen gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një fshat malor, të mbuluar nga dëbora dhe të rrethuar nga gjermanët. Aty kanë mbetur vetëm gratë, të cilat janë të vendosura të çajnë rrethimin e të ndihmojnë partizanët, e strehuar lart në male. Megjithëse nën kontrollin e rreptë të gjermanëve, gratë e fshatit, dalin nga fshati me justifikimin se do të presin dru në pyll dhe arrijnë të shkojnë tek partizanët e t’u çojnë veshje dhe ushqime. Skenat mbresëlënëse, të xhiruara në dëborë si dhe shoqërimi që u bën atyre muzika e Aleksandër Lalos, e bëjnë këtë film të paharrueshëm. Në rolet kryesore interpretojnë Liza Laska, Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Agim Qirjaqi e Guljelm Radoja.http://ata.gov.al/2022/07/25/muaji-i-kinematografise-kolona-zanore-e-mrekullueshme-e-dimrit-te-funditmuaji-i-kinematografise-kolona-zanore-e-mrekullueshme-e-dimrit-te-fundit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments