Friday, May 23, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 23 Maj 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 23 Maj 2025

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në skajin Verior duke sjellë momente me pika shiu; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të vijojnë më kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovës POR pa reshje;  Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten me 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 26°C vlera më e lartë në Prizren e GjakovëEra do të fryjë e lehtë POR herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Territori i Republikës së MV; gjatë paradites do të mbizotërohet nga intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të saj; Ndërkohë; pas-mesditës dhe orët e pasdites; do të sjellin prezencë të vranësirave nëpër të gjithë territorin e MV më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore POR nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë deri vonë natën kur vranësirat do të largohen gradualisht. Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten me 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor.

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Veriperëndim të kontinentit do të sjellë në ishujt Britanikë; rrebeshe shiu si edhe mini – stuhi ere e breshëri. Po ashtu, Alpet Europiane sie dhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të larta KU më të theksuara kthjellimet do të PARAQITEN në gadishullin Iberik; gadishullin Peloponez si edhe rajonin e Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments