Thursday, May 15, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte, 15 Maj 2025

Shqipëria Moti-E Enjte, 15 Maj 2025

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lageshta me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë; duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites NDERSA orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar; Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit KU në zonat Lindore do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi Jugor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments