Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës; do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët NDERSA orët e pasdites do të sjellin dendësim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e Kosovës; ky destabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 21°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Gjatë ditës së Enjte; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të dobët në pjesën më të madhe të territorit; herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi; kjo situate meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdites KU pritet dendësim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e MV; Po ashtu, lagështira në ajër do të mbetet në nivele të larta; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë elehtë dhe mestare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Jugperëndim të kontinentit me ndikim deri në Alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone KU gadishulli Iberik; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të kenë reshje të dendura shiu si edhe stuhi breshëri; Po ashtu; me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; gadishulli Peloponez si edhe rajoni i Ballkanit POR reshjet do të jenë të përkohëshme NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Skandinav; ishujt Britanikë; brigjet e Detit të Zi si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.