Sipas raportit “Statistika të diplomimeve 2023-2024”, 82 712 nxënës dhe studentë të diplomuar në institucionet arsimore publike dhe private, i përkasin arsimit të lartë.
Në këtë nivel arsimor, femrat dominojnë me 65,8% të të diplomuarve, ndërsa fusha më e preferuar për to rezulton “biznes, administrim dhe ligj”, me 25,9% të diplomuara në këtë degë. Nga ana tjetër, meshkujt kanë preferuar fushën “inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”, me 25,2% të diplomuar.
Në total, 33,5% e të diplomuarve përfunduan arsimin 9-vjeçar, 32,3% arsimin e mesëm të lartë dhe 0,1% arsimin pas të mesëm, jo të lartë.
Në arsimin e mesëm të lartë u diplomuan 26 729 nxënës, duke shënuar një rënie prej 1,3% krahasuar me vitin e kaluar. Brenda këtij niveli, arsimi profesional përfshiu 3174 të diplomuar, nga të cilët 82,7% ishin meshkuj.
Ndërkohë, në arsimin pas të mesëm, jo të lartë, u diplomuan vetëm 85 persona. Fushat kryesore të këtij niveli ishin “ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”, “diagnostikim-menaxhim në autoservis” dhe “dizajn dhe modë”.