Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se do të merrte pjesë në bisedimet në Turqi të enjten dhe shtoi se shpresonte që “rusët” dhe Donald Trump të ishin gjithashtu atje, shkroi ai në kanalin e tij në Telegram.

“E mbështeta Presidentin Trump në idenë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Putinin. Shpreha hapur gatishmërinë time për t’u takuar me të. Do të jem në Turqi. Shpresoj që rusët të mos hezitojnë të marrin pjesë në takim’’, shtoi ai.

‘’Sigurisht, të gjithë ne në Ukrainë do ta vlerësonim nëse presidenti Trump do të mund të ishte i pranishëm në këtë takim në Turqi. Kjo është ideja e duhur”, shkroi ai.