Tuesday, May 13, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Martë, 13 Maj  2025

Rajoni,Europa  Moti-E Martë, 13 Maj  2025

Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura duke sjellë reshje shiu KU më së shumti do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë reshjet e shiut në të gjithë territorin e Kosovës; në shumë zona reshjet do të jenë në formë shtrëngatë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor.

Do të VIJOJE Republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të ulë ndjeshmë intensitetin e reshjevë të shiut në të gjithë territorin e MV; Përsa i përket;  Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 23°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi maksimale deri në 50 km/h nga drejtimi Verilindor.

Alpet Europiane dhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të dendura të shiut dhe dëborës; Po ashtu; stuhi të forta ere dhe reshje intensive do të ketë përkatësisht në; gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe Europën Juglindore;  situatë kjo si pasojë e kalimit të një fronti atmosferik nga rajoni i Mesdheut drejt brigjeve të detit të zi NDERSA vendet Nordike; ishujt Britanikë si edhe vednet Perëndimore do të jenë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jenë dominante

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments