Saturday, May 10, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Shtunë,10 Maj 2025

Shqipëria Moti-E Shtunë,10 Maj 2025

Territori Shqiptar do të MBETET nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit; KU herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore; ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira POR pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments