Policia kreu kontrolle në një klinikë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires ku sekuestroi të dhënat mjekësore lidhur me vdekjen e futbollistit legjendar, Diego Armando Maradona.
Të dhënat mjekësore të Maradonës u sekuestruan në një operacion të kryer nga Njësia për Krime Komplekse e Policisë Shtetërore të Buenos Airesit, ndaj klinikës “Olivos” në Buenos Aires si pjesë e hetimit për vdekjen e Maradonës.
Hetimi i cili thellua pas dyshimeve për mungesën e dokumenteve lidhur me ndërhyrjet mjekësore të aplikuara para vdekjes ndaj Maradonës gjatë qëndrimit të tij në klinikë midis 11-13 nëntorit 2020, u përqendrua në neglizhencën e stafit mjekësor që punonte në klinikë.
Ky hap u ndërmor pas deklaratës së drejtorit të klinikës, Pablo Dimitroff.