Një sistem frontal që ka përfshirë pjesërisht Ballkanin; ka ndikuar kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante POR në sasi të pakta; gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; do të ketë ndërprerje të reshjeve duke sjellë intervale me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve në të gjithë territorin e Republikës së MV POR sasia e tyre do të jetë e pakët; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Jugperëndimore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në gadishullin Iberik dhe Europën Qëndrore duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu si edhe stuhi breshëri do të PARAQITET situata meteorologjike në; ishujt Britanikë si edhe rajonin e Ballkanit NDERSA motit i kthjellët DHE vranësirat e lehta do të mbizotërojnë në gadishullin Peloponez; gadishullin Apenin si edhe brigjet e detit të Zi; situatë kjo si pasojë e masave ajrore të ngrohta me origjinë Perëndimore.