Në leksion profesor Fuga shpjegoi pse gjuha nuk ka të bëjë vetëm me fjalë dhe gramatikë – ka të bëjë me kuptimet e fshehura dhe të pathëna që mbartin historinë, kulturën dhe mënyrën tonë të të menduarit, bëri të ditur sot Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Në leksionin e tij të hapur: “Kuptimi i shprehjes shqipe nga perspektiva e logjikës simbolike post-pozitiviste”, profesor Fuga u përqendrua në gjuhën shqipe, duke theksuar evolucionin dhe qëndrueshmërinë e saj, të formuar përmes shekujve të ndryshimeve historike dhe shoqërore.

Ai gjithashtu shpjegoi se si modernizimi dhe trendet globale mund t’i zbehin ngadalë ato shtresa më të thella të kuptimit, përveç nëse i mbrojmë ato në mënyrë aktive përmes traditave popullore, thënieve të përditshme dhe kujtesës kulturore.