Bashkia e Kukësit ka nisur punën për pastrimin e sipërfaqes së liqenit të Fierzës, një hap i rëndësishëm që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin.
Me anijen pastruese të angazhuar në këtë proces, do të hiqen mbeturinat plastike dhe ndotësit e tjerë që kërcënojnë pasurinë natyrore të këtij liqeni të jashtëzakonshëm. Ky pastrim është një mundësi për të siguruar që Fierza, një nga vendet më të bukura dhe më të pasura me biodiversitet, të ruajë pasurinë e saj natyrore.
Sipas bashkisë, ky pastrim i detajuar do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së ujit, do të mbrojë florën dhe faunën e liqenit dhe do të krijojë një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për vizitorët dhe komunitetin vendas.
“Pastrimi i liqenit të Fierzës është një hap konkret në drejtim të krijimit të një të ardhmeje të qëndrueshme”, bënë të ditur përfaqësues të Bashkisë Kukës