Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025.
Ky është titulli i dytë radhazi për skuadrën lezhjane, që konfirmohet skuadra më e mirë e Superligës shqiptare, ku dominoi nga java e parë deri tek e fundit.
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve.
Ndeshja nisi me një lajm surprizë ku dy prej lojtarëve amerikanë nuk ishin të disponueshëm dhe i lojtari i tretë, Andrews që e nisi në formacion u dëmtua në fillimin e ndeshjes.
Kjo bëri që ndeshja të mos kishte histori dhe skuadra lezhjane të kalonte në një avantazh të thellë që në pjesën e parë.
Në fillim të periodës së tretë avantazhi prek 40 pikë diferencë në favor të Besëlidhjes dhe trajneri Bilali vendos ti ulë titullarët.
Sërish Besëlidhja edhe me djemtë e rinj që u aktivizuan në pjesën e dytë arrin ta thellojë diferencën duke prekur në fund avantazhin prej 70 pikësh, diçka e rrallë për një ndeshje finale.