Bankat disbursuan 36,2 miliardë lekë kredi të re për ekonominë gjatë muajit mars 2025, shifër kjo 20,3% më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për të gjithë 3-mujorin, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia për ekonominë shënoi 96,8 miliardë lekë me një rritje 17% krahasuar me 3-mujorin e parë 2024.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kredia e bizneseve private ka pësuar një rritje me 2,5% në mars, duke kapur kështu një vlerë prej 488 miliardë lekësh.

Në rastin e bizneseve mbizotëron kredia në valutë me 264 miliardë, ndaj kredisë në lekë prej 223 miliardësh.

Edhe në terma të rritjes në krahasim me shkurtin ose në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kredia në valutë është ajo që ka pasur rritjen më të madhe.