Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALETirana kryeson me totalin më të lartë të depozitave bankare

Tirana kryeson me totalin më të lartë të depozitave bankare

Totali i stokut të depozitave bankare në vendin tonë arriti në 1,23 trilionë lekë, në fund të muajit maj të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Tirana është qyteti me rritjen më të madhe të depozitave bankare në vitet e fundit. Gjatë 10-viteve të fundit, Tirana shënoi një rritje nominale prej 166%, në totalin e depozitave bankare. Në vend të dytë renditet Vlora, me 107% dhe më pas vjen Shkodra me një rritje të parave të depozituara në sektorin bankar prej 97%. BSH-ja bën të ditur se, Elbasani regjistroi një rritje me 88%, Durrësi me 83%, dhe Lezha me 80% rritje. Dy qarqet me rritjen më të ulët të parave të depozituara në banka janë Korça, me vetëm 62% rritje dhe Fieri me rreth 60% rritje.http://ata.gov.al/2022/07/22/bsh-tirana-kryeson-me-totalin-me-te-larte-te-depozitave-bankare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments