Do të depërtojnë më thellë; masat ajrore me origjinë veriu i Afrikës; duke sjellë edhe në republikën e kosovës mot të kthjellët gjatë gjithë paradites POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Veri – Veriperëndim POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë mbeten kostante në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke u luhatur nga 3°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C. vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Moti i kthjellët dhe i ngrohtë; do të mbizotërojnë edhe në republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë zonave në Jugore dhe Jugperëndimore të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV; edhe pse vranësirat do të jenë të pranishme nuk priten reshje. Situata e motit do të vijojë stabël edhe gjatë natës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë mbeten kostante në vlerat minimale POR rriten maksimalet duke u luhatur nga 3°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri mesatare; në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Gadishulli Skandinav dhe Britania e Madhe PARAQITEN nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere; Gjithashtu Europa Jugperëndimore do të VIJOJE nën prezenecën e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke përjetuar shira në formë shtrëngate si edhe stuhi të forta ere; NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në pellgun e Mesdheut dhe Brigjet e Egjeut.