Në bashkinë e Divjakës ka nisur procesi i dezinsektimit. Një proces i përvitshëm i ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të ulur mundësinë e zhvillimit të larvave, duke ofruar një mjedis sa më të sigurt.
Programi i dezinsektimit përfshin të gjithë vijën bregdetare, zonat urbane dhe zonat problematike të evidentuara nga ekspertët e shëndetit publik në gjashtë Qarqe, Shkodër, Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, si dhe këtë vit, edhe Qarkun Lezhë. Procesi i dezinsektimit ndikon jo vetëm në uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe rritje e sigurisë dhe pastërtisë për shëndetin e qytetarëve, por edhe pushues më të kënaqur, më të qetë dhe një sezon turistik të suksesshëm.