Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMetoda të avancuara në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit

Metoda të avancuara në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit

Në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit është kryer me sukses një tjetër ndërhyrje me metoda të avancuara. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se falë bashkëpunimit të shkëlqyer të stafit shqiptaro-turk, është kryer nefrektomi totale me metoda të avancuara tek një paciente 61-vjeçare. “Falë bashkëpunimit të shkëlqyer të stafit shqiptaro-turk, një tjetër rast suksesi është realizuar në Spitalin Rajonal Memorial Fier. Nefrektomi totale me metoda të avancuara tek një paciente 61-vjeçare është kryer me sukses falë profesionalizmit të ekipit”, shkruan Manastirliu.http://ata.gov.al/2022/07/21/manastirliu-nefrektomi-totale-me-metoda-te-avancuara-ne-spitalin-rajonal-memorial-te-fierit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments