Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshjet do të jenë prezente gjatë gjithë javës por me intensitet të ulët. “Kjo javë do të jetë më mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm. Edhe pse orët e para të mëngjesit dhe pas mesditës do të jetë e intervale të gjata me kthjellime dhe kalimin e vranësirave. Do të jenë pasditet ato të cilat në territorin shqiptar do të bëjnë që të kemi rritje të lagështirës në ajër, çka do të bëjë që të kemi prezente reshjet e shiut. Dita e martë dhe dita e mërkurë do i ketë më prezente reshjet e shiut”, tha Hakil Osmani. Temperaturat e ajrit sipas parashikimeve të meteorologëve do të pësojnë ulje në gjysmën e dytë të javës. “Në orët e para të mëngjesin vlerat minimale do të mbeten relativisht tipike për këtë muaj ku ne ndodhemi. Do të jenë rreth vlerës 6 apo 7 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore ato luhaten shumë pranë vlerave 13 apo 14 gradë Celsius. Sa i përket pjesës së dytë të javës kemi një rënie graduale të temperaturave të jarit duke bërë që dita e enjte dhe dita e premte të kenë temperatura që do të jenë shumë pranë vlerave 21 apo dhe 22 gradë Celsius”, shtoi sinoptikani. Sipas sinoptikanëve deri në fund të muajit Prill, moti do të jetë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira.