Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtim depo në zonën e Kodër-Kamzës”.
Shpronësimi bëhet në favor të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a.
Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, prej 34 891 230 lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Bashkisë Tiranë, për Ujësjellës-Kanalizimet Tiranë, sh.a., sipas këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”