Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1480 qytetarë. Sipas MSHMS-së rezultuan pozitivë 603 qytetarë në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamzë, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnjë, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë-Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vaun e Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik. “Janë 9519 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe. Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë”, bëri të ditur MSHMS. Statistika (20 korrik 2022) Raste të reja ditore 1480 Të shëruar në 24 orë 1106 Të shtruar në spitale 29 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3014 Testime totale 1,892,165 Raste pozitive 300,058 Raste të shëruara 287,018 Raste aktive 9,519 Humbje jete 3,521 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,530 Durrës 746 Fier 715 Vlorë 494 Shkodër 427 Berat 381 Elbasan 252 Lezhë 252 Gjirokastër 230 Korçë 203 Dibër 117 Kukës 72/ https://ata.gov.al/2022/07/20/covid-19-mshms-1480-te-infektuar-1-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/
MSHMS: 1480 të infektuar, 1 humbje jete në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES