Bashkimi Evropian i ka dërguar Ukrainës një mbështetje financiare shtesë prej një miliard eurosh, njoftoi Komisioni Evropian.

Sipas Komisionit kjo është një kredi që do të shlyhet nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi pagesën si një “investim në një të ardhme të përbashkët”.

“Ne po mbështesim përpjekjet e jashtëzakonshme të Ukrainës për reforma dhe thellojmë lidhjet tona, nga hapësira, te siguria dhe mbrojtja, në krijimin e një mjedisi të lulëzuar biznesi”, tha ai në një deklaratë.

Mbështetja është pjesë e një nisme të Grupit të Shtatë (G7), vendet perëndimore të zhvilluara ekonomikisht, e cila parashikon një total prej rreth 45 miliardë eurosh pagesa të reja ndihme deri në vitin 2027.

BE-ja do të sigurojë 18,1 miliardë euro në total, nga të cilat pesë miliardë euro tashmë janë disbursuar, përfshirë pagesën e re.