Janar-mars, Tatimet mbledhin në buxhet 116 miliardë lekë

0
5

 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se të ardhurat totale për 3-mujorin e parë të vitit 2025, kanë kapur shifrën 116 miliard lekë.

Referuar DPT-së, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultojnë 900 milionë lekë më të larta se plani.

Në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 12,3 miliardë lekë ose 11,9% më shumë.

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2024 llogariten në 405,6 miliardë lekë.