Nevoja për shtesa dhe ndryshime në këtë akt, ka ardhur nga analiza e përvojave të mëparshme të administratës zgjedhore gjatë zbatimit të tij në proceset e kaluara zgjedhore.

Shtesat dhe ndryshimet e miratuara në mbledhjen e sotme synojnë të reflektojnë praktikat më të mira dhe të përmirësojë organizimin e punës në vendin e numërimit të votave, si edhe mënyrën e dorëzimit të materialeve zgjedhore dhe nxjerrjen e rezultatit.