Ministria e Tregtisë tha se vendosja e të ashtuquajturave “tarifa reciproke” nga SHBA-ja ndaj Kinës ishte plotësisht e pabazë dhe një praktikë tipike bullizmi e njëanshme.
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar tarifa hakmarrëse dhe ministria la të kuptohet në deklaratën e saj të fundit se mund të vijnë më shumë masa.
“Kundërmasat që ka ndërmarrë Kina kanë për qëllim ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të saj dhe ruajtjen e rendit normal të tregtisë ndërkombëtare. Ato janë plotësisht legjitime”, tha Ministria e Tregtisë
“Kërcënimi i SHBA-së për të përshkallëzuar tarifat ndaj Kinës është një gabim i njëpasnjëshëm dhe ekspozon edhe një herë natyrën shantazhuese të SHBA-së – të cilën Kina nuk do ta pranoj kurrë. Nëse SHBA-ja këmbëngul në rrugën e saj, Kina do të luftojë deri në fund”, theksoi ministria kineze.