Presidenti Trump tha se ai ishte blerësi i parë i “Kartës së Artë” që mban një foto dhe gjithashtu firmën e tij.
“Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja”, u tha Trump gazetarëve.
Kjo “Kartë e Artë” do të zëvendësojë programin e vizave EB-5, e cila u jep mundësinë shtetasve të huaj që kanë investuar rreth 1 milion dollarë në SHBA – për të marrë një kartë jeshile.
Tani, kushdo që paguan 5 milionë dollarë mund të blejë “Kartën e Artë” dhe të marrë privilegjet e kartonit jeshil.
“Karta e Artë” përmban foton e Donald Trump dhe duket si fotografia e tij e diskutueshme – e bërë në një gjykatë në Atlanta – gjatë fushatës së tij për rizgjedhje.
Pas tij qëndron Statuja e Lirisë dhe mbi të është shkruar ‘The Trump Card’.
“Karta e Artë” vjen pas njoftimit të luftës masive tarifore, në të cilën SHBA-ja taksoi pothuajse 60 vende, duke filluar nga 10 për qind dhe duke u shtrirë deri në rreth 50 për qind.
Në një postim në “Truth Social”, Trump la të kuptohet se ky ishte një operacion vendimtar në SHBA