Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEMoratoriumi i gjuetisë të shtyhet deri në 2025-ën

Moratoriumi i gjuetisë të shtyhet deri në 2025-ën

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”. Pas diskutimeve dhe sugjerimeve për përmirësimin e neneve të caktuara, komisioni miratoi nen për nen dhe në tërësi projektligjin dhe ia kaloi për shqyrtim seancës plenare të radhës. Në shqyrtimin e projektligjit ishte e ftuar ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe stafi teknik i MTM. Në nisje të mbledhjes ministrja Kumbaro vlerësoi nevojën e shtyrjes së moratoriumit me qëllim rikthimin e rimëkëmbjes së popullatave të faunës së egër, objekt ose jo gjuetie, rikthimi i vlerave të natyrës e të diversitetit biologjik, për të cilat është shumë i vlerësuar mjedisi ynë, si dhe rritjen e numrit të turistëve në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro tha se “përfundon suksesshëm maratona e gjatë për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë, që pas shqyrtimit të projektligjit në 4 komisione parlamentare dhe konsultimit të gjatë me grupet e interesit, dakordësuam sot në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ta zgjasim në kohë deri në vitin 2025”. “Na intereson ruajtja e faunës dhe qetësia e kafshëve në habitatet e tyre ku rritja me 80 mijë individë shpendë të egër nga viti 2016 dhe shtimi i vizitorëve në zonat e mbrojtura ku një atraksion më vete është soditja e gjallesave na bind se ky është vijimi i rrugës së duhur për rikuperimin e plotë të faunës në territor. Me besimin se do të marrë të njëjtën mbështetje nga kolegët deputetë ditën e enjte në Parlament”, tha Kumbaro. https://ata.gov.al/2022/07/19/kumbaro-moratoriumi-i-gjuetise-te-shtyhet-deri-ne-2025-en/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments