“Streha e Nemun”, shfaqja vjen nga Kosova në Teatrin Eksperimental

0
2

Shfaqja me regji nga Ilir Bokshi, vendos në qendër figurën e gruas dhe sfidat me të cilat ajo përballet në shoqërinë tonë. “Streha e Nemun” premton të sjellë një qasje artistike bashkëkohore, ku minimalizmi skenik dhe simbolika do të ndihmojnë në thellimin e përjetimit artistik.

Duke ndërthurur humorin dhe tragjedinë, shfaqja jo vetëm që fton publikun të reflektojë mbi zgjedhjet e jetës, por gjithashtu hap një dialog të rëndësishëm mbi sfidat emocionale me të cilat përballet njeriu sot.

Artdashësit do të mund ta ndjekin lojën e Albulena Kryeziut, Ledion Zoit dhe Adrian Morinës, në datat 3 dhe 4 prill.

E bazuar në veprën e njohur “Liza në Maj”, shfaqja rrëfen për Lajzelotën, një infermiere 35-vjeçare, protagoniste e këtij rrëfimi të fuqishëm. Përmes përpjekjeve të saj për të gjetur dashurinë dhe përmbushjen emocionale, ajo përballet me sfida, zhgënjime dhe reflektime të thella mbi natyrën e marrëdhënieve njerëzore.