Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEksportet e zarzavateve rritje-10%

Eksportet e zarzavateve rritje-10%

Në 6 mujorin e parë eksportet e zarzavateve në sasi u rriten me rreth 10%, bëri të ditur INSTAT. Operatorët tregtarë pohojnë se rritja e prodhimeve bujqësore vendase, sidomos ato të serave në sasi këtë vit, diktuan rritjen e eksporteve nga shtimi i numrit të kontratave me jashtë për eksportin e tyre. Sipas INSTAT edhe eksporti i ushqimeve dhe pijeve në vlerë u rrit me 18.5% për 6 – mujorin. Kjo ishte rritja më disi më e lartë në krahasim me grupet e tjera të eksporteve. Fermerët në zonat me potencial prodhimi bujqësor pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por edhe sasia ka qenë në rritje për shkak të rritjes së prodhimit në serra. Ekonomia e vendit në vitin 2021 u rrit me rimet të larta të dy dekadave të fundit me mbi 8,5%, bujqësia sektori më i madh i ekonomisë shënoi rritje me 0.28%, ndërsa premisat janë për zhvillim të mëtejshëm, teksa bujqësia ka hyn në stadin e konsolidimit.https://ata.gov.al/2022/07/20/eksportet-e-zarzavateve-rritje-me-rreth-10/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments