Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici duke folur për situatën e zjarreve në një dalje për mediet, deklaroi sot se, “sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri, ku 10 prej tyre kanë qenë më problematike”. “Janë shuar dy vatrat në Qarkun e Vlorës, ajo në fshatin Qesarat dhe në kodrat me ullinj të Pusit të Mezinit në qarkun e Vlorës”, tha Bici. “Në qarkun e Durrësit është neutralizuar vatra në “Makaresh”, zonën e Krastës, në fshatin Bizë për të cilën është luftuar prej dy ditësh, në varrezat e vjetra të Durrësit si dhe në Gjirin e Lalzit duke shmangur rreziqet për zonat e banuara”, u shpreh Bici. “Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos”, shtoi ajo. Gjithashtu, theksoi Bici, “është shuar një vatër e raportuar në Vorë në fshatin Marikaj dhe fshatin Dushk në bashkinë Lushnjë”. Bici bëri të ditur se, “puna vijon prej orëve të para të mëngjesit në shpatin e malit në Balldren, ku tashmë kemi një situatë të normalizuar, në fshatin Shetaj në Durrës, në fshatin Lgjin në Orosh të Mirditës, ku është aktivizuar sërish një vatër si dhe në fshatin Lekbibaj në Tropojë”. “Gjatë dy muajve të sezonit veror,Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë vendin janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki të vendit”, nënvizoi Bici. “Prefekturat të cilat kanë pasur numrin më të lartë të vatrave të zjarreve kanë qenë Fieri, Shkodra, Vlora dhe Tirana”, tha më tej Bici. “Në menaxhimin e situatave të zjarreve, gjatë kësaj periudhe janë angazhuar në total 3088 forca dhe 320 mjete nga: Forcat e Armatosura, forcat zjarrfikëse, policia e shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të pushtetit vendor”, theksoi Bici. Ajo u shpreh se, “në dy operacione për shuarjen e zjarreve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i është drejtuar Mekanizimit Evropian të Mbrojtjes Civile për ndihmë”. “Të gjitha strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri”, theksoi zv/ministrja Bici. Bici u bëri thirrje qytetarëve “të cilësojnë veten pjesë të mbrojtjes civile, të bëjnë kujdes dhe të raportojnë në kohë zjarret, në mënyrë që të parandalohet përhapja e tyre në sipërfaqe më të mëdha. Bashkëpunoni me pushtetin vendor, njoftoni sa më shpejt të mundeni zjarrfikësit! Zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit”.https://ata.gov.al/2022/07/20/bici-gjate-24-oreve-te-fundit-jane-vene-nen-kontroll-20-vatra-zjarri/
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë nën kontroll 20 vatra zjarri
RELATED ARTICLES