Shpenzimet kapitale, për periudhën 2 mujore të vitit 2025 janar-shkurt, rezultuan në rreth 3,1 miliardë lekë.
Referuar raportit mbi treguesit fiskal paraprak të publikuar së fundmi nga Ministria e Financave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 1,9 miliardë lekë më shumë ose rreth 150,6% më i lartë.
Në total shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2025, arritën në rreth 93,8 miliardë lekë me një realizim në masën 92,8% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12% më i lartë ose rreth 10,1 miliardë lekë më shumë.
Për periudhën dymujore shpenzimet e përgjithshme rezultojnë me realizim prej 11,4% të planit vjetor.
Shpenzimet korente, për periudhën 2 mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 90,7 miliardë lekë, 10% më të larta ose rreth 8,2 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.