Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave, rikthehet në datat 27-30 mars në kryeqytet.

Ky event sportiv vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të automotivit dhe transportin e gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.

Do të zhvillohen minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.