Kjo ekspozitë, e kuruar nga Lek Gjeloshi, është rezultat i një kërkimi të gjatë në koleksionet e fotografëve Dedë Jakova, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshta. Ajo vjen si një vështrim artistik mbi figurën femërore përmes objektivit të mjeshtrave të fotografisë shqiptare. Repertorin e tyre fotografik, në një moment të caktuar, e përshkon prania e një skulpture: hyjnisë antike, Venusit, e cila kundron e palëvizshme disa ngjarje që, njëherë e një kohë u zhvilluan në oborrin e një shtëpie të rëndësishme qytetëse, ku edhe u dokumentuan ngjarje të përveçme dhe ndryshimet e forta politike.
Projekti i ekspozitës mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ekspozita “Venus!” nis sot dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor 2025.