Festivali i Resë me performanca që bëjnë bashkë traditën dhe bashkëkohoren

0
3

Për 11 netë radhazi, sikurse çdo vit, edhe këtë radhë tek Reja do të udhëtojmë kulturalisht në vende shumë të afërta dhe po ashtu në ato shumë të largëta: nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit, në vende që kufizohen me Detin Kaspik dhe Malet e Kaukazit, Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, Oqeanin Paqësor dhe Detin Karaibe, Skandinavinë dhe Kanadanë.

Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca e te tjera, do të mblidhen në Tiranë për performanca intime dhe të zhurmshme të vallëzimit bashkëkohor, artit të performancës, muzikës, poezisë së performuar, bisedave, workshop-eve, prezantimeve, si dhe shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ.
Performancat në bahçen e Resë, ashtu si çdo vit, do të jenë falas dhe do presin çdokënd, prej 21-31 majit.