Në peizazhin me zhvillim të shpejtë të inteligjencës artificiale, gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba po e bën përsëri të ndjehet prania e tij.
Pas prezanitmit të ”Qwen2.5 Max” në janar, kompania tani po prezanton ”R1-Omni”, një model që i afrohet konceptit të inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI), duke qenë në gjendje të interpretojë emocionet njerëzore.
Rezultati i inteligjencës artificiale arrihet falë analizës së një sërë sinjalesh, ku përfshihen shprehjet e fytyrës, gjuha e trupit, variacionet në tonin e zërit.
Qëllimi kryesor i kësaj teknologjie, shpesh i referuar si “Inteligjenca Artificiale e emocioneve” ose “kompjuterimi afektiv”, është të pajisë makinat me aftësinë për të interpretuar dhe për t’iu përgjigjur gjendjeve emocionale njerëzore, duke promovuar ndërveprime më të natyrshme dhe empatike.
Njohja e emocioneve mund të ndahet në tre qasje kryesore, secila prej të cilave shfrytëzon metoda të ndryshme të përpunimit të të dhënave.
Analiza tekstuale fokusohet në interpretimin e gjuhës, të shkruar dhe të folur, për të nxjerrë në përfundimin e ndjenjave të shprehura.
Teknologjitë e përpunimit të gjuhës natyrore (NLP) dhe algoritmet e analizës së ndjenjave na lejojnë të nxjerrim informacion emocional nga tekstet dhe fjalimet.
Analiza audio, nga ana tjetër, mbështetet në karakteristikat vokale, si toni dhe ritmi i zërit, për të zbuluar ndryshimet emocionale.
Integrimi i këtyre teknikave të ndryshme lejon një kuptim më të saktë të emocioneve. Qëllimi i pa fshehur kurrë i Alibaba është të arrijë Agi, inteligjencën e përgjithshme artificiale, hapin e fundit përpara se të kapërcejë aftësitë njerëzore.
CEO Eddie Wu ka shpjeguar vazhdimisht se si Agi është prioriteti kryesor i kompanisë mbi të cilin bazohen investimet aktuale dhe të ardhshme.