Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) deklaron se janë 1 070 000 abonentë familjarë që kanë përfituar nga ulja e çmimit të energjisë elektrike.
Në 1 shkurt të këtij viti nisi aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike në masën 10.5% më i ulët.
Të gjithë abonentët që konsumojnë deri në 700 kw/orë energji elektrike, paguajnë 8.5 lekë për kw/orë pa TVSH.
OSHEE njofton se, nga ulja e çmimit të energjisë elektrike abonentët familjarë kanë kursyer 200 milionë lekë.
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) vendosi që çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, do të jetë 8,5 lekë për kilovat. Për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat.