Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshnëdeti sot hapjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në BE. Prezenca e OSBE e ka cilësuar si një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar, teksa ka theksuar se mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore. “Një kapitull i ri i shumëpritur nga shqiptarët dhe i merituar hapet sot. Prezenca e OSBE-së mbetet një partnere besnike e vendit në përmbushjen e reformave parësore”, shkruan Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në një postim në rrjetet sociale. Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.https://ata.gov.al/2022/07/19/osbe-nje-kapitull-i-ri-i-shumepritur-nga-shqiptaret-dhe-i-merituar/