Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të ngrohta; duke diktuar kushtet atmosferike edhe në territorin e Kosovës. Do të vijojnë orët e paradites të dominohen nga intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet shpeshtim i vranësirave, si fillim në zonat Veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë vendin POR mundësia për reshje është thuajse zero; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në orët e mëngjesit POR rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga nga 5°C minimalja në qytetin e Mitrovicës deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Gjakovë e Prizren; Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24-orëshit duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Përsa i përket; Republikës së Maqedonisë së Veriut; orët e para të mëngjesit do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësiave të lehta, të cilat më prezente kthjellimet do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Parashikohet që pas- mesditës dhe në vijim; vranësirat të jenë disi më të shpeshta në të gjithë MV KU më të dukshme paraqiten në zonat Veriore – Veriperëndimore POR nuk priten reshje; Gjatë natës; vranësirat do të shtohen mjaftueshëm në të gjithë territorin e Republikës së MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të lehtë në orët e mëngjesit POR rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga nga 5°C minimalja e shënuar në Dibër deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme pjesa më e madhe e kontinentit Europian duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Konkretisht; me kthjellime dhe temperatura të larta do të paraqiten; gadishulli Apenin; gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje; Po ashtu; nën mbizotërimin e motit të kthjellët POR të ftohtë do të jenë; Europa Lindore dhe Skandinavia NDERSA gadishulli Iberik si edhe Europa Qëndrore do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Alpe.