Papunësia ra në 8,8% në fund të tremujorit të katërt të vitit 2024.
INSTAT publikoi sot anketën tremujore të forcave të punës, sipas së cilës, papunësia shënoi ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje.
Papunësia për burrat është 8% dhe për gratë 9,6 %.
Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023, papunësia është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë, ndërkohë është ulur me 1,5 pikë përqindje për burrat.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia për të rinjtë shënoi ulje vjetore me 2,1 pikë përqindje.
Papunësia për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,1%.
Ndërsa papunësia për grupmoshën 30-64 vjeç është 7,3 %.