Saturday, March 15, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 15 Mars 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 15 Mars 2025

Masat ajrore të ngrohta; do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare NDERSA në pjesën e dytë të ditës; vranësirat do të shtohen në të gjithë republikën e Kosovës; më të theksuara në zonat kufitare me Shqipërinë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN ndjeshëm si në mengjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale deri në 22°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë  mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Maqedonia e Veriut, që në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Po ashtu; gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të mbeten prezent në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut por nuk priten reshje; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale deri në 25°C  vlera maksimale në rang territori. Përsa i përket parametrit të Erës; do të fryjë  mesatare deri e fortë, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi  50 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në Alpet e Europës; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Lindore, rajonin e Balltikut si edhe pjesërisht në Qendër duke sjellë; reshje shiu e dëbore. Po ashtu;  me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt Britanikë dhe gadishullin Apenin NDERSA pjesa tjetër e kontinentit Europian do të PARAQITET nën ndikimin e masave ajrore me origjinë Oqeanike duke kushtëzuar; mot të kthjellët; vranësira të shpeshta si edhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ