Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALE8 hektarë serra diellore

8 hektarë serra diellore

Skemat Kombëtare në bujqësi po adreson financim të drejtpërdrejtë për fermerët që duan të investojnë në këtë sektor. Një nga masat mbështetëse të Skemës Kombëtare 2022, është ajo për ndërtimin e serrave të reja diellore për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit ëstë financim deri në 50 % të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 milionë lekë për ha. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, për masën e ndërtimit të serrave diellore ka 6 aplikime nga qarku i Fierit, që parashikojnë të zgjerojnë prodhimin me rreth 8 ha serra të reja. Vitet e fundit me mbështetjen e AZHBR-së, janë ndërtuar 78 serra të reja diellore moderne të teknologjisë së lartë në 12 bashki të vendit, disa prej të cilave janë shndërruar në komplekset më të mëdha të serrave krahasuar me vendet e rajonit. Konkretisht serrat për kultivimin e fidanëve të perimeve, apo edhe prodhimin e perimeve të freskëta janë në Fier, Lushnjë e Divjakë. Bizneset e serrave për kultivimin masiv të perimeve, vitet e fundit edhe për frutat përbëjnë rreth 40 % të aseteve bujqësore të mbuluara në vendin tonë. Ndërkohë që Shqipëria konkurron fuqishëm me eksportet e produkteve bujqësore në serra, tani me ardhjen e sezonit të verës dhe afrimin e pikut të prodhimit. Mbi 80 % e prodhimit bujqësor në serra eksportohet në tregjet e huaja, kryesisht në vendet e BE-së, ku dhe kërkesa sa vjen e rritet./https://ata.gov.al/2022/07/18/8-hektare-serra-diellore-me-mbeshtetjen-nga-skema-kombetare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments